14.12.2015 · përditësuar para 3884 dite1 min lexim
Saga me hedhjen e gazit në Parlament ka vazhduar, njofton Klan Kosova.
Deputetët e Opozitës përsëri kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ende pa filluar seanca është hedhur substanca e palejuar.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është detyruar të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të seancës.
Ai ka thirrur më pas mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, duke shtuar se Opozita po e përjashton vetveten.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.