Lajmet e fundit

Policia maqedonase ka hedhur sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 50 emigrantë në Gjevgjeli të cilët po protestonin në anën greke të kufirit me Maqedoninë.
Raportet thonë se një përleshje e vogël ndodhi kur ata iu afruan sot gardhit me tela, në shenjë proteste.
E gjithë kjo situatë mori fund kur policia greke ndërhyri, duke i larguar migrantët nga gardhi, thonë raportet e mediave.
Tensionet janë shtuar gjatë ditëve të fundit në kampin e improvizuar të emigrantëve pranë qytetit të Idomenit , ku më shumë se 10.000 emigrantë dhe refugjatë janë bllokuar që nga shkurti, kur vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë për të gjithë ata që deshën të shkojnë në veri.
Qindra emigrantë u lënduan të dielën në përleshjet me policinë maqedonase, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome, pasi një grup u përpoq për të sulmuar kufirin, raportojnë mediat ndërkombëtare , përcjellë Klan Kosova.