Lajmet e fundit

Politologia, Vjollca Hajdari ka folur rreth fenomenit se përse po protestojnë bujqit në Gjermani.
Fermerët në Gjermani kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste kundër uljes së subvencioneve, me rreth 200 traktorë të parkuar pranë Portës së Brandenburgut të Berlinit.
E lidhur me rastin, Hajdari tha se fermerët po ndjehen të goditur nga heqja e lehtësimeve tatimore.
“Kjo po ndodh sepse bujqit po ndihen drejtpërdrejtë të goditur nga kjo heqje e lehtësimeve tatimore”, tha politolgia.
Sipas Hajdarit, për shkak se bujqit nuk kanë paguar tatime për automjetet e tyre, ndërsa personat me automjete normale po, kjo përparësi iu është hequr bujqëve, që ka shkaktuar edhe protestat e tyre në disa vende të Gjermanisë.
Po ashtu edhe ndalja e subvencioneve për karburante, është një tjetër pikë që ka drejtuar fermerët për të protestuar, ka shtuar Hajdari.
Përndryshe ulja e subvencioneve erdhi si pasojë për të rregulluar një krizë buxhetore, pasi gjykata vendosi se buxheti i qeverisë për vitin 2024 ishte i paligjshëm.