Lajmet e fundit

Nga Hawaii në Angli e tash në Colorado, romanca e Katy Perry dhe Orlando Bloom është një aventurë e vërtetë.
Çifti janë parë në Aspen vikendin e kaluar derisa të dy ecnin së bashku dorë për dore duke treguar një pamje të çiftit të dashuruar ndonëse të dy as nuk e kanë mohuar as pohuar lidhjen e tyre, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari dhe këngëtarja janë parë për herë të parë së bashku në një ndejë në muajin shkurt ndërsa më pas Bloom e ka prezantuar Katy Perryn me djalin e tij pesë vjeçar.
“Orlando është shumë mbrojtës ndaj djalit të tij. Kur ai e prezanton Flynn me Katy, do të thotë që ajo ka shumë rëndësi për të” ka thënë një burim për revistën People.