Po vjen një Perrie Edwards e re në “mix”.
Këngëtarja e grupit
Little Mix zbuloi me anë të Instagramit se është një pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj prej kohësh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.
“Shumë e lumtur që jam në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me shpirtin tim binjak”, shkroi këngëtarja 27-vjeçare në dy fotografitë e postuara bardhë e zi së bashku me Oxlade-Chamberlain. “Unë+Ai=Ti ♥️ Mezi presim të të takojmë babja Ox!”.
Oxlade-Chamberlain postoi fotografi të njëjtë në llogarinë e tij, duke shkruar: “A ka dikush ndonjë këshillë se si të ndërrojmë pelenat? Jam kaq mirënjohës dhe i lumtur që do bëhem baba ❤️ i mirëpres netët pa gjumë”.
Një nga fotot është një pamje e afërt e barkut të zhveshur të Edwards me duart e Oxlade-Chamberlain që e mban anash. Në foton e dytë, ai shihet se si po e mban Edwards nga prapa ndërsa të dy buzëqeshin të entuziazmuar.
Ky do të jetë fëmija i parë si për Edwards ashtu edhe për Oxlade-Chamberlain

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.