Lajmet e fundit

Perrie Edwards ka konfirmuar se ish i dashuri i saj Zayn Malik e ka lënë atë nëpërmjet një mesazhi.
Perrie tha se ai i dërgoi asaj një tekst me anë të të cilit i ka dhënë fund lidhjes së tyre, raporton Gossip Cop, transmeton Klan Kosova.
“Ishte e tmerrshme, koha më e keqe e jetës sime. Një marrëdhënie katërvjeçare përfundoi me një mesazh të thjesht”, tha ajo.
“Edhe pse gjërat në karrierën time po shkonin shumë mirë, ajo kohë ishte tepër e vështirë për mua”.