Lajmet e fundit

Futbollisti i Manchester United, Andreas Pereira, do të largohet në mënyrë permanente nga Manchester United, nëse nuk i premtohet minutazh stinorin e ardhshëm, raporton The Telegraph.
22 vjeçari ka qenë standard te klubi spanjoll Valencia, ku po qëndron në formë huazimi, dhe nuk dëshiron që të huazohet sërish.
Kontrata e tij me Djajtë e Kuq përfundon në qershor të vitit 2019, dhe Juventus është një nga shumë klubet që ka shfaqur interesim për të, andaj ai mund të lëvizë sërish gjetkë sivjet.