Lajmet e fundit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, nuk është pajtuar me propozimin e Zenun Pajazitit të Partisë Demokratike të Kosovës për të ndryshuar ligjin për regjistrimin e popullsisë në komunat veriore.
Tërmkolli ka thënë se ky ligj nuk duhet të ndryshohet dhe se regjistrimi edhe në komunat veriore të vendit, duhet të bëhet me atë ekzistues.
Më tej deputetja e LDK-së, i ka thënë Pajazitit se “nuk duhet të dëgjohet edhe shumë zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë”, njofton Klan Kosova.
Pas një debati të ashpër në mes partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, është vendosur që ligji në fjalë të diskutohet gjatë javës së ardhshme.
Po ashtu Kuvendi ka Miratuar ligjin për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe atë kundër Financimit të Terrorizmit.