Lajmet e fundit

Në mbrëmjen e kësaj të enjte, dy vetura janë përplasur mes vete.
Ky aksident ka ndodhur saktësisht tek Xhamia e Llapit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, Klan Kosova është në pritje të detajeve të tjera edhe nga departamenti i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
Në këtë aksident nuk ka të lënduar bën të ditur Policia e Kosovës, nepërmjet zëdhënësit për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet