Lajmet e fundit

Të premten, në kuvend u mbajt seancë parlamentare për diskutim rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi qetë.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit.
Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues, derisa ky i fundit i përmendi Haradinajt demarkacionin dhe 200 hektarë tokë që, sipas tij, ky i privatizoi.
Në debatin me tone të ashpra u përfshi edhe Mimoza Kusari-Lila e LVV-së dhe Enver Hoxhaj i PDK-së.
Hoxhaj i tha Kusari-Lilës se për temën e dialogut foli palidhje.
Për këtë reagoi shefja e grupit parlamentar të LVV-së, e cila deklaroi se për këtë e vlerësojnë qytetarët që e votuan.