Lajmet e fundit

Në agjendë nuk e kishin, por në seancën e së enjtes deputetët diskutuan për shtrenjtimin e rrymës.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, opozita kërkoi që të mos ngriten tarifat e energjisë.
Kryeminsitri Albin Kurti u përgjigj se shtrenjtimi i rrymës është i pashmangshëm, duke përdorë si argument çmimin e importit dhe sasisë së shpenzuar, njofton Klan Kosova.
Por, opozita nuk po lëshon pe. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon rezolutë për ta ndaluar një gjë të tillë.
Besnik Tahiri nga kjo parti tha se kriza me rrymën ka rrezik të bankrotojë qeverinë dhe popullin.
Diskutimi për rrymën do të vazhdonte po të përkrahej mocioni i PDK-së, që të futej në rend dite kjo temë.
Propozimi nuk arriti të marrë 64 votat e kërkuara, meqë grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrahu.