17.04.2017 · përditësuar para 3367 dite1 min lexim
Derisa ende nuk është shpallur zyrtarisht MVP-ja i sezonit të rregullt në NBA, dy persona janë kokë me kokë për ta fituar këtë epitet për vitin 2017.
Russell Westbrook i Oklahoma City Thunder dhe James Harden i Houston Rockets.
Sikur të mos mjaftonte gara për MVP, këta dy me ekipet e tyre janë ndeshur edhe në serinë e parë të Playoff-it në Konferencën Perëndimore, njofton Klan Kosova.
Westbrook, që u bë lojtari i parë në histori të NBA-së që arriti 42 dyshifror të trefishtë, humbi ndeshjen e parë ndaj Harden, duke mos arritur të shënoi më shumë se 22 pikë, ndërsa pati edhe 11 kërcime e shtatë asistime.
Në anën tjetër, Harden shënoi 37 pikë, pati nëntë asistime dhe shtatë kërcime, për të udhëhequr Raketat e Houston-it në fitoren e lehtë 118 – 87 kundër bubullimave të Oklahomas.
https://www.youtube.com/watch?v=PyOq_WWKpGA
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.