Një veturë është futur përmes një kulmi në Winston-Salem në Karolinën Veriore, raporton NBC, transmeton Klan Kosova.
Ngasësja e makinës, një grua e moshuar, kishte një emergjence mjekësore dhe si pasojë ka humbur kontrollin e veturës, e cila është përplasur në kulmin e shtëpisë.
Ajo është dërguar ne spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Është bërë e ditur që nuk ka të lënduar të tjerë nga banorët e shtëpisë.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.