Lajmet e fundit

Një aeroplan turk i mallrave,që po fluturonte nga Hong Kongu, është përplasur në Kyrgyzstan, duke lënë të vdekur 32 persona, shumica prej tyre në tokë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Aeroplani i tipit Boeing 747, është përplasur në shtëpitë që ndodhen në afërsi të aeroportit Manas, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit Bishkek.
Të paktën 15-të ndërtesa janë shkatërruar dhe një numër fëmijësh raportohet të jenë në mesin e të vdekurve.