Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Zharrnec të Divjakës ku dy motoçikleta janë përplasur njëra me tjetrën.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale R.SH 21 vjeçar si dhe është plagosur shtetasi me iniciale E.M 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.