Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Milotit në Shqipëri.
Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin duke lënë të plagosur gjashtë persona. Dy nga të plagosurit janë transportuar drejt Tiranës ndërsa katër të tjerë u dërguan në spitalin e Lezhës, shkruan gazeta Shekulli.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.