Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtues kamionësh, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri shtetas polak. Të dy automjetet e rënda ecnin në drejtime të kundërta dhe janë përplasur në një kthesë.
Sipas medieve italiane dy drejtuesit e kamionëve, shqiptari dhe polaku kanë pësuar frakturat rënda, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dalja e autostradës A 14 Foggia ka mbetur e bllokuar për më shumë se dy orë, shkruan shekulli.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy automjetet e rënda janë përplasur për shkak të rrugës së lagësht dhe kanë rrëshqitur. Aksidenti mund të kishte qenë fatal pasi në njërin nga kamionët kishte depozita të mëdha me naftë.