Lajmet e fundit
Deputetët e Partisë Socialiste në Shqipëri, Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi kanë replikuar njëri me tjetrin , kjo përplasje vie në kohën kur Blushi ka shfaqur një sërë paknaqësish për qeverinë socialiste.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, duke iu referuar problemeve të ngritura nga Blushi, është shprehur gjatë një takimi në Lushnje se ai “nuk do të debatojë me inatçorë dhe publicistë, por vetëm me politikanë me vision”. Në takimin pa praninë e mediave që ai zhvilloi me bazën socialiste, mësohet se kritikat ndaj deputetit të PS kanë qenë më të forta dhe ai ka thënë se “Blushin socialistët e kanë votuar si deputet për t’i përfaqësuar dhe mbështetur reformat, ndërsa ai po bën opozitë bashkë me Saliun”.
Por disa nga shqetësimet e Blushit, Ruçi i ka dëgjuar edhe nga baza, anëtarë të së cilës i kanë shprehur pakënaqësi për listat e këshilltarëve. Një ditë më pas vetë deputeti socialist reagoi publikisht nga Selia Rozë. “Nëse më ka thënë publicist, besoj se i referohet kandidatit tonë në Tepelenë. e keni parasysh atë Tërmetin, që ka thënë se do të keni fitore publiçitare”, u shpreh Blushi me ironi, i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Ruçit. Kjo është përplasja e parë serioze në PS mbi kritikat e artikuluara në parlament, në media apo edhe në parti nga deputeti Blushi. Kryeministri Rama ka deklaruar publikisht se ai nuk u përgjigjet komenteve të tij.