Lajmet e fundit

Thonjtë mund të jenë gjëja e fundit që ju shkon mendja t’i shikoni për zbuluar një problem shëndetësor.
Por që herën tjetër, ju duhet të shikoni më me kujdes nëse ka ndonjë ndryshim në ta, si forma dhe ngjyra, pasi që përmes tyre mund të mësoni se nga çfarë sëmundje vuani, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.
Thonjtë paralajmërojnë probleme shëndetësore si ankthi, dehidrimi por edhe anemi. Krejt kjo ndodh për shkak të mungesës së hekurit në gjak e cila mund të merret si suplement.
Zakonisht problemet me thonj nuk paralajmërojnë diçka serioze. Por ka raste kur nga aty vërehen simptomat se një gjendje shumë me serioze, sikur anemia.