Lajmet e fundit

Iniciativa ‘EKOSOVA’ në përkrahje të Institutit Kombëtar Demokratik (dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollave të ndryshme të Prishtinës për vizionin e tyre karshi mjedisit.
Me këtë rast në Kabinetin e Ministrit Ferid Agani, nxënësit përmes pikturave shpalosen vizionin e tyre për mjedisin, duke treguar një përkushtim të madhë në ruajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbruara.
Agani, përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti, ndërsa tha se mbështesin fuqishëm të gjitha nismat që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Në fund të këtij aktiviteti të gjitha pikturat do të vendosen në hapësirat e MMPH-së, me ç’rast do të jenë të hapura për vizitorët e interesuar, transmeton Klan Kosova.