Lajmet e fundit

Më 23 janar pritet të zbulohet përmendorja e Isa Boletini në Saraj të Maqedonisë.
Këtë e bëri të ditur për Telegrafin stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini, Gazmend Boletini.
Sipas tij, komuna e Mitrovicës do të bëj organizimin e transportit për qytetarët e fshatit Boletin për të marr pjesë në këtë ngjarje.
“Më 23 janar në Saraj do të zbulohet përmendorja e heroit Isa Boletini. Organizimin për qytetarët e fshatit Boletin e ka organizuar komuna e Mitrovicës”, tha Boletini për Telegrafin.
Ai gjithashtu tha se me këtë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik nga Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.
“Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës kanë botuar librin ‘Isa Boletini’. Me atë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik, në Shkup”, tregoi ai.