Lajmet e fundit

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë.
Disa lagje janë përmbytur, ndërkohë që kanë pezulluar aktivitetin shumë biznese të kateve të para.
Mësohet se është përmbytur gjithashtu edhe kompleksi i shkollave. Qarkullimi në rrugë është vështirësuar si pasojë e pranisë së madhe të ujit, shkruan gazeta "Shekulli".
Pak ditë më parë përmbytjet paralizuan Laçin, ku përroi doli nga shtrati duke përmbytur disa lagje, dhe për pasojë humbi jetën një 48vjeçar.