Lajmet e fundit

Qytetarë të shumtë gjatë të premtes kanë dërguar shumë video-incizime të vërshimeve nga zona të ndryshme të Kosovës.
Madje një banor i fshatit Ciflak të Rahovecit nuk hezitoi që përmes videos ta shprehë mllefin e tij ndaj politikbërësve në këtë kohë zgjedhjesh.
Derisa akuzon institucionet lokale për moszgjidhje të problemit me kanalizim.
Përveç shtëpive që i morri uji, edhe rrugët në shumë komuna janë të mbushura plot me ujë, ku makinat pothuajse janë të zhytura.
Sipërfaqet e shumta të fushave dhe livadheve të ngjasojnë në liqene.
Deri më tani vendet më të goditura janë Gjakova, Drenasi, Malisheva, Suhareka, Rahoveci.