Lajmet e fundit

Shirat e mëdha që kanë rënë në Indi kanë vrarë më shumë se 100 njerëz gjatë javës së kaluar dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz që të strehohen në kampe.
Një ciklon ka goditur shtetin e West Bengal duke lënë të vdekur 48 persona në incidente të lidhura me përmbytjet, ndërsa më shumë se 200 mijë njerëz janë zhvendosur nëpër strehimore.
Ndërkohë, në Myanmar e njohur ndryshe si Burma vërshimet kanë lënë 27 persona të vdekur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.