Lajmet e fundit

Ndërsa orët po kalojnë, madhësia e katastrofës në Gjermani po bëhet më e qartë.
Numri I të vdekurve pritet të rritet gjatë ditës. Shumë njerëz ende janë të zhdukur. Autoritetet thonë se është e pamundur të vlerësohet plotësisht numri I tyre për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në shumë nga zonat e prekura.
Gjatë natës, një rezervuar në Gjermaninë perëndimore doli nga disa duke çuar në përmbytje të mëtejshme.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë njerëzit në qytetin e Erftstadt, ku një numër shtëpish u shembën brenda natës.
Punonjësit e urgjencës thonë se është e vështirë për të arritur tek njerëzit që janë bllokuar në shtëpitë e tyre sepse ata tani janë të arritshëm vetëm me anije, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.