Lajmet e fundit

12 persona kanë gjetur vdekjen pasi një barkë pasagjeres është përmbytur të shtunën në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kjo ka ndodhur në Detin e Zi të Ukrainës, afër portit Odessa dhe në bord ishin 36 pasagjerë në total.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se edhe ata persona që ia arritën të shpëtonin nga përmbytja ishin në gjendje të keqe shëndetësore.
Ministria ukrainase e infrastrukturës, pas një hetimi preliminar ka deklaruar se shkaktar i fundosjes ishte mbingarkesa.
Ajo barkë ishte e paraparë të bartte vetëm 12 pasagjerë dhe 3 persona nga stafi drejtues, por të shtunën ajo ishte e stërmbushur.