Me shfaqjen e filmave shqiptarë “Kolonat” dhe “Vllau Jem” në natën e tretë, është përmbyllur shfaqja e filmave shqiptarë dhe të huaj për mërgatën, organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Për tri net me rradhë u shfaqën disa filma shqiptarë dhe të huaj në ambient të hapur, në amfiteatrin e lagjes “Dardania”.
I pari i Gjilanit Lutfi Haziri, e ka vlerësuar të suksesshme këtë ngjarje kulturore, ku interesimi i mërgimtarëve për të përcjellë filmat ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Pasi ndërtuam parkun modern në lagjen “Dardania”, me amfiteatër në ambient të hapur, u pa sa i rëndësishëm ka qenë ky projekt për qytetarët. Pjesëmarrja masive e mërgimtarëve tanë në shfaqjen e filmave, në veçanti e fëmijëve, më bënë krenar dhe po dëshmohet përditë se Gjilanin e kemi bërë kryeqendër kulturore të shqiptarëve”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, në natën e parë u shfaq filmi për fëmijë “Na ishte nje here nje vajze", në natën e dytë u shfaqën filmat e huaj “Çlirimi" dhe “Veç Kuq", ndërkaq të mërkurën qytetarët e Gjilanit patën rastin t’i shohin filmat “Kolona” dhe Vllau Jem”, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.