Lajmet e fundit

Presidenti Bujar Nishani, e ka shpallur të mbyllur Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, që e kishte marrë një vit më parë.
Pjesëmarrës në këtë samit të mbajtur në Tiranë kanë qenë Kosova, Turqia, Greqia, Serbia, Rumania, Moldavia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Bosnje Hercegovina.
Gjatë takimit është miratuar edhe deklarata e përbashkët e bashkëpunimit që kanë pasur këto shtete gjatë një viti.
“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me vendet e rajonit”, ka thënë Nishani në konferencën e mbajtur pas përfundimit të këtij takimi, transmeton klankosova.tv.
Lideri shqiptar ka kujtuar se gjatë kryesimit një vjeçar të SEECP, Shqipëria ka organizuar aktivitete të shumta si dhe ka miratuar dokumente për luftimin e terrorizimit dhe për bashkëpunimin në mes të të rinjve të shteteve të rajonit.
“Në fokus tonin ka qenë edhe mirëqeverisja, zhvillimi infrastrukturorë dhe energjetik i rajonit”, ka thënë Nishani.
Të gjitha shtetet që ishin përfaqësuese të këtij aktiviteti që i zhvilloi punimet në kryqytetin shqiptar, u pajtuan që tash e tutje ai të kryesohet nga Bullgaria.