Lajmet e fundit

Stambolli duket se po i kthehet normalitetit përderisa mbështetësit e grusht-shtetit braktisën makineritë ushtarake që përdorën dhe u dorëzuan.
Dy urat kryesore në Turqi dhe aeroportet janë deklaruar të rihapura.
Mirëpo, edhe pse tentativa për puç në Turqi dështoi, la pasoja të shumta.
Numri i të vrarëve është rritur në mbi 265 vetë. 161 të vdekur nga forcat e sigurisë dhe 104 puçistë dhe civilë, përderisa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, derisa nga mediat është raportuar edhe për mbi 3 mijë ushtarë e oficerë të lartë të arrestuar, njofton Klan Kosova.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka dërguar mesazhe në masë në telefonat celularë të qytetarëve turq, duke i kërkuar të ngrihen për demokracinë dhe paqen, ndërsa ka akuzuar kreun e lëvizjes opozitare, Fetullah Gylen për puçin, por ky i fundit e ka mohuar atë.
Kronikë nga Mejreme Gashi.