Lajmet e fundit

Që nga dje partitë opozitare, ndërruan formën e protestës së tyre duke vendosur tenda përpara objektit të Kuvendit të Kosovës.
Këto parti opozitare po kërkojnë që të dorëhiqet pozita si dhe të shkohet në zgjedhje të reja, njofton Klan Kosova.
Por, kjo formë e të protestuarit është bërë tash e disa dekada në shumë vende të botës.
Për hërë të parë tendat u vendosën në vitin 1968 në Washington, atëherë kur Martin Luther King dhe qindra qytetarë të tjerë kërkonin barazi për afro-amerikanët.
Para pesë vitesh një kamp me tenda u ngrit edhe te katedralja e Shën Palit në Londër, gjatë protestave anti-kapitaliste në vitin 2011.
Kjo formë e protestës u përdorë edhe në sheshin Mejdan të Kievit të Ukraniës e në sheshin Tahrir të Kajros.
Por tenda u vendosën edhe në Podgoricë të Malit të Zi e në Tiranë e Shkup.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.