Lajmet e fundit

Tre persona që besohet të jenë pjesë e ISIS-it kryen një masakër në Londër.
E gjitha ndodhi vonë të shtunën, kur të dyshuarit me një furgon të bardhë mësynë këmbësorët, e më pas dolën me thika në duar, duke therur njerëzit që po kalonin mbrëmjen në restorante.
Ata që e panë me sy ndodhinë, e kanë përshkruar si tmerr, pasi sulmuesit kishin thika nga 30 cm të gjata, njofton Klan Kosova.
Nga operacioni policor që u aktivizua menjëherë në vend të ngjarjes, sulmuesit janë qëlluar për vdekje derisa u arrestuan 12 të dyshuar se lidhen me sulmuesit.
Një ditë pas sulmit, kryeministrja britanike Theresa May, e emocionuar i është drejtuar popullit të saj, duke u shprehur se ekstremizmi është toleruar tepër.
Kronikë nga Donika Lamaxhema.
http://www.dailymotion.com/video/x5p2ow4