Lajmet e fundit

Viti 2018 ishte vit dinamik për Kosovën sidomos sa i përket zhvillimeve politike.
U arritën rezultate pozitive dhe u morën vendime që do të mbahen goxha gjatë në mend.
Por kishte edhe ngjarje të hidhura, në mesin e të cilave vdekja e veprimtarit, Adem Demaçi dhe ndarja nga jeta e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Ngjarjet kryesore që shënuan vitin 2018-të:
Më në fund tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kundërshtimit nga opozita në mandatin e kaluar legjislativ, u arrit ratifikimi i kësaj ujdie në Kuvendin e Kosovës. Më 21 mars 2018 me 80 vota pro dhe 11 vota kundër u plotësua një nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.
Ky lajm i tronditi të gjithë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Legjenda e futbollit Fadil Vokrri, më 9 qershor 2018 ndërroi jetë, pas një komplikimi shëndetësor.
Vokrri ishte futbollist i shumë klubeve të njohura si: Prishtina, Partizani, Nimes, Fenerbahçe.
Ai poashtu ishe Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dy data kryesore në kalendarin e vitit 2018 për Kosovën, në procesin e liberalizimit të vizave.
Më 16 korrik erdhi rekomandimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian. E njejta u konfirmua edhe nga Parlamenti Evropian.
Nga 628 deputetë, 420 votuan pro, 186 votuan kundër, dhe 22 abstenuan.
Ky proces nuk është përmbyllur ende, pasi që vendimin duhet ta marrë Këshilli i Ministrave.
Deklarata e komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, në Prishtinë se kjo do të përmbyllet deri në vitin 2020, ka zhgënjyer qytetarët, që me shumë interes e pritnin një vendim të tillë këtë vit.
Vdekja e Mandelës së Ballkanit, shënon ndër humbjet më të madhe dhe ngjarjen më të trishtë për vendin tonë.
26 korriku i këtij viti na la përjetë të pikëlluar pa bacën Adem.
Ai sakrifikoi për 25 vjet, jetën e tij në burgjet e Serbisë për idealet dhe çlirimin e vendit.
Lajmi për mospranimin e Kosovës në Interpol ka qenë padyshim zhgënjyes.
Kosova edhe pas këtij tentimi nuk arriti të bëhet anëtare e radhës e organizatës më të madhe policore në botë më 20 nëntor.
Për Kosovën kishin votuar shumica e shteteve por 55 shtete votuan kundër dhe 22 abstenuan.
Qeveria e Kosovës fillimisht si masë ndaj qasjes së Serbisë, në raport me Kosovën më 7 nëntor vendosi taksën prej 10 përqind ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosna.
Ky reagim vjen edhe për të mbrojtur prodhuesit vendor.
E pas vendimit të Interpolit për të mos pranuar Kosovën në radhët e veta, dsi pasojë e pengesave dhe lobimit agresiv të Serbisë ndaj Kosovës, menjëhere vjen reagimi i ekzekutivit ku më 21 nëntor, ngrit taksën në 100 përqind për këto produkte.
Ftesa e parë erdhi më 6 dhjetor për komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.
Ftesat u dërguan edhe për Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, dhe të tjerët.
Padyshim që kjo ngjarje është më e rëndësishmja e këtij viti.
Miratimi i tre projekligjeve që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.
Kjo shënon poashtu edhe një fakt shumë të rëndësishëm për ecurinë e skenës politike, pasi si rrallëherë këtë vit pati unitet mes pozitës dhe opozitës, pasi që të gjithë e votuan ushtrinë.
Vrasja e policit Izet Demaj, shënon ngjarjen më tragjike në fundin e vitit 2018.
Ai nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve pas përleshjes me të dyshuarin që tentoi ta plaçkisë filialin e një banke në Istog, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes,
Në ndërkohë edhe shumë raste të tjera të plaçkitjeve të bankave ndodhën gjatë vitit 2018.
Gjithashtu nga hajnat shumë herë u rrezikuan edhe jetët dhe pronat e qytetarëve.