30.06.2018 · përditësuar para 2955 dite1 min lexim
Në orët e vona të së premtes ka ndodhur një përleshje në sheshin “Bill Clinton” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Klan Kosova ka siguruar videon ku shihet përleshja e një grupi personash.
Siç duket në video, dy grupet ndalin veturat në rrugën kryesore dhe më pas përfshihen në përleshje, derisa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën.
Përkundër se përleshja zgjatë për një kohë, në video nuk shihen të kenë ardhur policë gjatë përleshjes.
Nuk dihet se cila ishte arsyeja e zënkës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.