Konflikti për një pronë të kontestuar në Kaçanik, të cilën e pretendonin dy familje si të tyren, ka çuar në mosmarrëveshje dhe përleshje fizike mes katër meshkujve, dje gjatë ditës, njofton Klan Kosova.
Njëri nga të involuvarit në konflikt ka pësuar lëndime të rënda, pasi është goditur me sopat.
Ai është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, kurse agresori që shkaktojë lëndimin është arrestuar.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.