Lajmet e fundit

Të mërkurën në Podujevë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj të cilët pas një mosmarrëveshjeje në trafik, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.