Lajmet e fundit

Një përleshje mes dy vetave në Prizren ka çuar në lëndime të rënda të njërit nga të përfshirët në rrahje, duke pësuar thyerje të ashtit të hundës.
Kurse i dyshuari tjetër ka përfunduar me disa gërvishtje në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari rreth orës 19:45, transmeton Klan Kosova.
Për ngjarjen është informuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë.
Si motiv i kësaj ngjarje mendohet të jetë një hidhërim i mëparshëm.