Lajmet e fundit

Të paktën 11 persona janë vrarë në Republikën Demokratike të Kongos gjatë luftimeve mes ushtrisë dhe milicisë besnike të një shefi tradicional të vrarë gjatë përleshjeve me policinë vitin e kaluar, tha një aktivist lokal.
Dhuna e së hënës ndodhi në afërsi të Tshimbulu, qyteti ku ushtria vrau më shumë se 60 anëtarë të milicisë në luftimet që ndodhën të premten e kaluar, tha Jean Rene Tshimanga, president i Shoqërisë Civile të provincës së Kasait Qendror, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.