Lajmet e fundit
Obradoviq dhe Kostiq u përleshën me deputetin e nga partia Aleksandar Martinoviq, pas së cilës pasoi një përleshje e përgjithshme.

Në Parlamentin e Serbisë dje pati incident.
Kjo pasi në seancë, ndodhi përleshje fizike mes deputetëve, njofton Klan Kosova.
Deri te kjo erdhi kur deputetetët nga partia Dvero, Bosko Obradoviq dhe Ivan Kostiq, u futën në seancë për të shprehur pakënaqësi lidhur me mosreagimin e autoriteteve serbe ndaj miratimit të Ligjit për Lirinë Fetare në Mal të Zi.
Obradoviq dhe Kostiq u përleshën me deputetin e nga partia Aleksandar Martinoviq, pas së cilës pasoi një përleshje e përgjithshme.
Obradoviq hyri në auditor me një pankartë që thoshte, “Milo hajdutë, ne nuk ju japim kishat”, dhe filloi të sulmoi Vuçiqin, por asgjë nuk mund të dëgjohej në transmetim sepse mikrofoni ishte fikur.