Në Prizren ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njofton Klan Kosova.
Sipas raportimeve të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën e “Pushkatarëve”.
Sipas hetime fillestare thuhet se sherri ka plasur në një parking te automjeteve.
Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK.
Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar.
Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.