Lajmet e fundit

Një rrahje që përfundoi me gjuajte armësh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Arbëri.
Sipas Policisë rasti ka ndodhu në një lokal ku personat janë sulmuar nga sigurimi i lokalit, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Agron Borovci.
“Më daten 06.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr ”Ahmet Krasniqi’’ ështeë raportuar një rast rrahje dhe gjuajtje me armë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesit/viktimat të cilët me pas kanë vazhduar ne QKUK për tretman mjekësor”.
“Nga informacionet e para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën e sipërcekur dhe të njëjtit janë sulmuar nga sigurimi i lokalit”, ka thënë Borovci.
Për të bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, ku ka vazhduar edhe hetimi nga ana e Policisë për të gjetur rrethanat nën të cilat ka ndodhur ngjarja.
Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga arma e zjarrit.