Ka qenë ora 1:00 e ditës së mërkurë, kur ka ndodhur një rrahje masive në një kafiteri në Kaçanik, saktësisht në rrugën “Ismajl Reka”, njofton Klan Kosova.
Katër persona janë sulmuar nga 10 të tjerë duke u goditur me shkopinj druri e shufra metalike.
Nga goditje e marra katër të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, thuhet në raportin e policisë.
Policia ende s’ka arritur të arrestojë asnjë nga 10 sulmuesit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.