Lajmet e fundit

"Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 25.07.2026 – 02:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat m/k. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 15 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt".