Lajmet e fundit

Në kampin grek të Pireut ku ndodhen 5800 refugjatë ka ndodhur një përleshje e cila ka zgjatur 2 orë.
Në këtë përleshje janë përfshirë 300 persona të kombësive të ndryshme, por kryesisht sirianë dhe afganë.
Ata janë goditur me gurë, shishe, thika e objekte të tjera.
Mësohet se nga shtatë të plagosur dy janë në gjendje të rëndë. Policia ka ndërhyrë për të vënë situatën në kontroll.