Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të shënuar njëqind vjetorin e themelimit të agjencisë federale të inteligjencës ruse, GRU.
Putin ka vlerësuar lartë punën e kësaj agjencie e cila është akuzuar nga vendet Perëndimore për ndërhyrje në zgjedhjet e brendshme, sulmet me agjent nervorë si dhe për sulmet kibernetike ndaj një laboratori për studimin e armëve kimike.
“Unë kam besim në profesionalizmin, guximin dhe vendosmërinë tuaj”, ka thënë Putin para oficerëve të GRU-së në Moskë, shkruan VOA, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu Putin ka çmuar lartë informacionet zbulim-kundërzbulim dhe inteligjencën e prodhuar nga shërbimi i fshehtë, GRU.
Ai gjithashtu ka vlerësuar agjencinë për veprimet në Siri, duke thënë se këto veprime kanë kontribuar fuqishëm në fushatën e Rusisë në Siri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.