Lajmet e fundit

Në Prishtinë po mbahet akademi përkujtimore me rastin e 53-vjetorit të vdekjes së mësuesit Ejup Uka, njofton Klan Kosova.
Këtë ceremoni e ka organizuar shoqata “Çamëria”.
Kryetari i shoqatës, Nexhmi Muqiqi tha se kësi personalitetesh që hapën dyert e dijes e u sakrifikuan duhet të kujtohen. Ndërkohë, ai bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ta shfletojnë historinë dhe të dinë si rrodhën ngjarjet dhe kush ishin njerëzit që dhanë jetën për kauzën e çlirimit të Kosovës.
Ejup Uka ka qenë mësues i ndjekur vazhdimisht nga UDB dhe u burgos e vdiq nga torturat që s’u mbijetoi dot.