Lajmet e fundit

68 banorë të Vushtrrisë u vranë nga forcat serbe më 22 maj 1999.
Ata u masakruan brenda një shtëpie në lagjen “22 maji” derisa pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me kamion dhe janë dërguar në Serbi me qëllim që t’i humbin gjurmët, njofton Klan Kosova.
Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, pasi janë larguar forcat serbe, kanë treguar për televizionin, se kanë parë gjurmë gjaku, pjesë të gjymtyrëve, rroba e plumba.
Por, për këto vrasje e hiç më pak për torturimet çnjerëzore, nuk u dënua kurrkush.
E kjo po u mbet peng familjarëve ,që këtë të shtunë, shkuan tek varret e më të dashurve për t’I përkujtuar.