Lajmet e fundit

Janë përkujtuar martirët e fshatit Studime të Vushtrrisë. Në përvjetorin e 20 të masakrës, ku pikërisht me datën 2 Maj të 1999 në Studime janë vrarë 105 familjarë civilë, burra e fëmijë adoleshent, njofton Klan Kosova.
Në këtë zonë janë vrarë edhe civilë të tjerë nga forcat serbe, gjithsej në Studime sipas banorëve janë vrarë 135 familjarë.
Shumica e tyre u vranë gjatë aksionit për t’i larguar nga shtëpitë, dhe nëpër makina e traktora i kanë nxjerrë dhe i kanë vrarë në prani të familjarëve të tjerë.
Familjarët e martirëve kanë thënë se janë të pakënaqur me trajtimin e të vrarëve, pasi në varrezat e tyre nuk ka investuar askush, vetëm familjarët privatisht.