Lajmet e fundit

Në përkujtim të një vjetorit të vdekjes së komedianes Joan Rivers, sonte do të transmetohet një emision i veçantë kushtuar saj në kanalin E!, transmeton Klan Kosova.
Celebrating Joan do të transmetohet këtë të premte dhe do të udhëhiqet nga vajza e saj Melissa Rivers.
Emisioni gjysmë orësh do të paraqesë klipe të shkurtra nga koha e saj në Fashion Police, kur ajo bënte llapsuze dhe disa momente më interesante me të ftuar në studio.
Në muajin qershor është bërë e ditur se Melissa Rivers do ta zëvendësojë nënën e saj në emisionin e televizionit E! dhe episodet e reja të Fashion Police kanë filluar të dielën me një speciale të MTV Video Music Awards.