Pos me muzikë, patrioti nga Rubovci, që u vra nga forcat jugosllave, më 1947, u nderua edhe me libër.
Për të u fol mirë, me rastin e promovimit të kësaj vepre, të enjten, në qendrën e kulturës në Lipjan.
Pavarësisht kontributit, emri i Januz Bajqinces nuk po i vihet shkollës fillore në Rubovc të Lipjanit.
Për pasardhësit, emri i të vrarit më 1947, është emër i denjë për institucionin arsimor lokal.
Kështu nuk mendojnë në këshillin e shkollës që po duan t'ia ndërrojnë emrin, e që tash quhet “Drita”, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.