Lajmet e fundit

Një grup i studentëve të Universitetit “Isa Boletini” të enjten vendosën kurora lulesh në shtatoren e dëshmorit Mehë Uka në Mitrovicë.
Studentëve në njëzetvjetorin e vrasjes së Mehë Ukës nga forcat serbe iu bashkuan edhe familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, njofton Klan Kosova.
E motra e heroit rrëfeu ngjarjen kur edhe iu vra vëllai.
Për personalitetin e të ndjerit, bashkëveprimtarët kishin vetëm fjalë të mira.
Për ta nderuar veprën e dëshmorit nga Bajgora, u mbajt edhe një akademi përkujtimore në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Këtu bashkëshortja e Ukës foli për idealin e burrit të saj, fjalimi i së cilës i emocionoi të pranishmit.
Më poshtë mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Valon Rashiti.